Një bombol gazi ka shpërthyer në një objekt që shërbente si magazinë për çerdhen 14 në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, por do të kishte pasoja të frikshme nëse do të ndodhte gjatë ditës. Kjo është një nga çerdhet e rinovuar nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me donatorët privatë, të cilëve Veliaj u bënte thirrje të kontribuonin në përmirësimin e qytetit.
Prezantimi I saj pushtoi ekranet dy vjet më parë, por, prania dhe shpërthimi i një bombole gazi mëngjesin e sotëm ka treguar se jo të gjitha masat janë marrë për të siguruar mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve.
“Jam shumë i lumtur që në Ditën e të Moshuarve, përurojmë këtë çerdhe sepse besoj se nuk ka dhuratë më të mirë për gjyshërit dhe gjyshet se sa kur shikojnë nipat e mbesat që trajtohen me dashuri, me kujdes dhe me respekt nga qyteti i tyre. Më vjen mirë që kemi ndërtuar një qytet ku, edhe në ditët tona të vështira, edhe kur nuk i kemi mundësitë, edhe kur Bashkia ka borxhe financiare, kemi njerëz dashamirës që i kuptojnë dhe jetojnë me problemet e qytetit.” tha Veliaj në prezantimin e këtij rinovimi, dy vite më parë.
Incidenti I frikshëm ka krijuar panik tek prindërit, të cilët janë në alarm për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe kërkojnë garanci përpara se ti cojnë të vegjlit në cerdhet që I administron Bashkia e Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post