Izet Haxhia duket se është vetëdorëzuar në policinë turke, pas vendimit të drejtësisë turke, për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Kjo gjë bëhet me dije nga vetë Haxhia.
“Meqe nuk erdhen të me marrin, u dorëzova vete ne policine turke”, shkruan ai.
Drejtësia turke vendosi rreth dy muaj më parë ekstradimin e tij në Shqipëri, por deri më tani nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
Ish-badigardi i Sali Berishës, që është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ka deklaruar disa herë se kërkon që të vijë në Shqipëri për t’u rigjukuar.
Ai pretendon se është dënuar pa të drejtë.
Gjithashtu Haxhia ka thënë se është gati që të dëshmojë për veprimtarinë kriminale dhe korruptive të Sali Berishës ndër vite.
Pas vetëdorëzimit në polici, pritet që Haxhia të depërtohet për në Shqipëri brenda 30 ditëve.
Diskutime rreth kësaj post