Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pas publikimit të draft-raportit të Komisionit të Venecias. Maliqi shkruan se ‘besëlidhja’ e krimit rrezikon Kushtetutën, demokracinë dhe të ardhmen europiane të shqiptarëve.
Në këtë kuadër ai bën thirrje për vijimin e besëlidhjes me shqiptarët, me revolucion demokratik deri në goditjen përfundimtare të besëlidhjes së krimit, të kësaj bande oligarkësh që sipas tij, ka paralizuar jetën politike dhe ekonomike të vendit, me varfëri, pasiguri, çpopullim, zgjedhje lokale moniste, kapje institucionesh, duke synuar instalimin e diktaturës.
Postimi i Lefter Maliqit:
Venecia foli, Presidenti ka të drejtë.
Kushtetuta, Demokracia dhe e ardhmja Europiane në rrezik nga Besëlidhja e krimit.
Populli në 2 Mars foli, i cili vërshoj si Uragan si asnjëherë më parë, frika u thye, shpresa lindi. Besëlidhja me shqiptarët duhet të vazhdojë më fortë, me revolucion demokratik deri në goditjen përfundimtare të besëlidhjes së krimit, të kësaj bande oligarkësh që ka paralizuar jetën politike dhe ekonomike të vendit, me varfëri, pasiguri, çpopullim, zgjedhje lokale moniste, kapje institucionesh, duke synuar instalimin e diktaturës.
Kalorësi dështak i Rilindjes (KM) pas 2 Marsit i ka ikur zëri dhe ngjyra e fytyrës nga manifesimi madhështor. S’ka kthim prapa, koha ta largojmë këtë të keqe të madhe sa më parë, nesër do jetë vonë për demokracinë dhe të ardhmen europiane.
Diskutime rreth kësaj post