• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve

18 September, 2023
në Botë, Lajme
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënën një paketë me masa të ashpra për ta kufizuar migrimin e paligjshëm përmes Mesdheut, pas një fluksi me mijëra migrantë në javën e kaluar.

Për pasojë janë stërngarkuar qendrat e imigrimit. Kabineti i kryeministres italiane, Giorgia Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë muaj në 18 të tillë.

Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit. Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do të krijojë “struktura” për t’i ndaluar migrantët që kanë hyrë në Itali ilegalisht.

Disa burime kanë thënë se të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë qenë të të njëjtit mendim për ashpërsim të rregullave për migrantët.

Ditëve të fundit, mijëra migrantë kanë kaluar në ishullin italian në Lampeduzas, pas një udhe të gjatë me anije nga Afrika.

Vetëm të martën e javës së kaluar, më shumë se 5.000 persona kanë arritur në këtë ishull mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut – rekord brenda 24 orëve.

Meloni ka thënë se një qasje më e ashpër është e domosdoshme.

Në të njëjtën kohë, ajo u ka shpallur luftë bandave të kontrabandistëve.

“Lufta kundër migrimit masiv dhe trafikantëve është luftë për Italinë dhe për Evropën”.

Lufta kundër migrimit të paligjshëm ka qenë një prej zotimeve kryesore të Melonit në fushatë parazgjedhore.

Ajo është në krye të politikave italiane qe 11 muaj.

Paraardhëse

Do numërohen edhe të huajt, jetojnë prej vitesh në Shqipëri

Pasardhëse

“Për Shqipërinë kam lexuar gjithmonë”, historiania britanike për ‘Real Story’: Ndër vendet më të bukura që kam vizituar

Pasardhëse

“Për Shqipërinë kam lexuar gjithmonë”, historiania britanike për ‘Real Story’: Ndër vendet më të bukura që kam vizituar

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Kamberi: Vuçiç di edhe çmimet e produkteve të thjeshta, e jo më se grupi terrorist po e sulmon Kosovën

Nga lajme5
29 September, 2023
0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i dinë edhe...

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

28 September, 2023

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

28 September, 2023

Meta i ashpër pas deklaratave të Ramës për Kosovën: Përseritje e mesazheve të Vuçiçit

28 September, 2023

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, reagon Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

28 September, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.