• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Italia i kërkon sqarim amerikanëve për përgjimin e Berluskonit

23 February, 2016
në Botë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Jashtme e Italisë ka ftuar për shpjegime ambasadorin amerikan, pas raportimeve në media se shërbimet amerikane të kundërzbulimit kanë përgjuar telefonatat e ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi, si dhe të ndihmësve të tij në vitin 2011.

Ka qenë gazeta “La Repubblica” që raportoi gjatë kësaj të marte se Agjencia për Sigurinë Kombëtare (NSA) në SHBA ka përgjuar manjatin e medias dhe figurën me më shumë influencë në politikën italiane, 4 herë kryeministër, plot 5 vite më parë, kur qeveria e tij ndodhej nën presion për shkak të krizës së borxhit të Eurozonës.

Ambasadori John Phillips ka qenë i detyruar të paraqitej në Ministrinë e Jashtme gjatë pasdites së sotme.

Sipas asaj që ka raportuar “La Repubblica”, referuar faqes së internetit “Ëikileaks”, manjati 79-vjeçar mediatik dhe kreu i partisë kryesore të qendrës së djathtë në Itali ka qenë në qendër të përgjimeve të NSA-së mes viteve 2008-2011.

E pavarësisht se influenca e Berlusconit është zbehur që pas largimit të tij nga pushteti, ai mbetet ende një figurë tepër e shquar dhe udhëheq ende “Forza Italia”-n, partinë e dytë më të madhe të së djathtës së përçarë të politikës italiane.

Mes gamës së gjerë të “perandorisë” së tij të biznesit përfshihen edhe kompania mediatike “Mediaset” dhe shumica e aksioneve të ekipit të futbollit, AC Milan.

Edhe Prokuroria Federale e Gjermanisë nisi një hetim mbi pretendimet e përgjimit të telefonatave të Kancelares Angela Merkel nga NSA, por pas një viti hetimet u mbyllën, pikërisht në qershor të 2015-s, për shkak se mungonin provat që mund ta çonin këtë çështje në gjykatë.

Aleati më besnik i Berlusconit, tashmë anëtar i “Forza Italia”-s, Renato Brunetta ka bërë të ditur se ka pasur një “konspiracion” për të rrëzuar Berlusconin nga pushteti, ndërkohë që ka paralajëmruar kryeministrin aktual italian, Matteo Renzi, të mos i marrë me lehtësi akuzat.

“Të mos harrojmë sesi agjencitë e vlerësimit ulën vlerësimet e tyre ndaj Italisë pa asnjë arsye, vetëm e vetëm për të detyruar largimin e Berlusconit”, shkruan Brunetta në rrjetin social “Twitter”.

Në të kaluarën, Berlusconi i ka akuzuar vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur zyrtarët e Bashkimit Europian për një “komplot” me synimin për ta larguar atë nga pushteti. Berlusconi dha dorëheqjen në nëntor të 2011-s dhe u zëvendësua në atë kohë nga ish-komisioneri europian, Mario Monti.

Paraardhëse

Veliaj: Protestuesit pyesnin se ku ishte liqeni

Pasardhëse

Drejtësia, Manjani: Mirëpresim ekspertizën gjermane

Pasardhëse

Drejtësia, Manjani: Mirëpresim ekspertizën gjermane

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Të shtëna te “Gizzi” në Prishtinë, këta janë dy personat e plagosur

Nga lajme6
26 September, 2026
0

**TË SHTËNA ME ARMË NË MAGJISTRALEN PRISHTINË–FERIZAJ, TRE PERSONA TË LËNDUAR** Sot, rreth orës 05:00, Policia e Kosovës ka pranuar...

“Dëgjoi zëra në varreza gjatë natës – ajo që thuhet se gjeti më pas i la të gjithë pa fjalë”.

26 September, 2026

Artan Hoxha nxjerr detaje: Ja ku janë zhvendosur bosët e krimit pas largimit nga Dubai?

26 September, 2026

Njerëzit me këtë grup gjaku jetojnë më gjatë: shumë rrallë pësojnë sulm në zemër ose goditje në tru – ja pse

26 September, 2026

“Gruaja edhe vajza me kane perzene nga shtepija, tere naten rrishin neper motele, me mu kurr nuk flejke, me thojke ‘Haram te kofte buka qe po e …’”

26 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.