Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Çifti së fundmi po përflitet për një ndarje të mundshme, por mesa duket këto zëra kanë qenë të kot sepse në një intervistë që ka dhënë Georgina ka lënë të kuptohet se ata janë më të dashuruar se kurrë. Në këtë intervistë, ajo ka treguar se si është njohur me Ronaldon.
Modeja bukuroshe ka treguar se futbollistin e njohur në të gjithë botën e ka takuar për herë të parë teksa punonte si asistente në një dyqan të Guçit në Madrid.Po ashtu, gjatë kësaj interviste modelja ka treguar se kishte rënë në dashuri me shikim të parë me Ronaldon.
Më tej ajo ka thënë për revistën italiane ‘’Elle’’:
“U takova për herë të parë më Ronaldon tek Guçi, ku punoja si asistente shitje. Disa ditë më vonë e pamë përsëri njëri-tjetrin në eventin e një marke tjetër. Aty folëm të qetë në një atmosferë relaksimi, dhe jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy.’’
Diskutime rreth kësaj post