Një debat i fortë u zhvillua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ mes anëtarit të kryesisë së PD, Tomor Alizoti dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. Gjatë këtij debati nuk mbeti pa përmendur edhe darka e famshme në restoratin luksoz në Dubai.
Alizoti: Unë do të doja që Basha të flinte jo sot por 20 vite gjumë. Ti duhet të ishe tek Nusreti, në Dubai. Unë kam dinjitet. Nuk duhet të ishe në studio sot. Ti duhet të ishe tek Nusreti që të hedh kripë nga lart. Një djalë të vogël e ke hedhur në kosh plehrash. Nuk duhet të ishe në Shqipëri sot. Nuk duhet të ishe në studio sot.
Alizoti: Ti je karagjoz, mos u lut fare. Ti duhet të ishe nën hetim se ha darka me milionerë. Ti po flet me Tomor Alizotin, jo me Bashën, se dinjitetin e ka të shenjtë. Futu kudo, gjeji Alizotit 1 cent dhe Alizoti nuk e di ku i bie Dubai se rri drejt. Gënjeni në mënyrë sistematike. Ti ke zero dinjitet. Përdore vdekjen e një njeriu me të pavërtetë dhe nuk ke dinjitet. Je njeri që flet për dinjitetin teksa gënjen në mënyrë sistematike.
Mazniku: Ti Po. Në krye të detyrës.
Alizoti: Duke ngrënë mish. Me persona si ty nuk ulem në tavolinë. Kjo është turp.
Diskutime rreth kësaj post