Ish-nënkryetari i Forumit Rinor Demokrat Lisandër Hoxha ka deklaruar se PD sot është në një krizë të thellë dhe se sipas tij është e nevojshme që të dëgjohet zëri dhe opinioni i mbështetësve të djathtë dhe jo vetëm e strukturave.
Hoxha shkruan se çdo mendim është i vlefshëm për sa kohë i bën mirë forcës tonë politike.
“Nese nuk jemi gati te flasim dhe te degjojme njeri tjetrin, si do te bindim shqiptaret se ne jemi alternativa ndryshe?
Nese ngujohemi ne qendrime politike dhe nuk dalim nga llogoret, a do te mund te ringreme PD ne nje force morale dhe fituese?
Nese perjashtojme dhe persekutojme sojin tone qe tenton te ofroje nje model ndryshe fitoreje, a do te mund te gjenerojme demokraci per Shqiperine?
Sot, Partia Demokratike ndodhet ne krize te thelle shumeplaneshe. Sot duhet te degjohet edhe votuesi yne dhe jo vetem strukturat, te cilat pjeserisht kane zgjedhur te sillen si s Çdo mendim eshte i vlefshem per sa kohe i ben mire forces tone politike.
Pranimi dhe bashkimi sipas meje, eshte rruga drejt nje ringritje te shpejte. Çdo njeri qe sjell nje platforme fituese duhet respektuar dhe duhet degjuar sepse kjo eshte ne traditen e se djathtes. Shmangia permes alibive te ankimimeve zgjedhore as nuk e ndryshon rezultatin dhe as nuk e zgjidh krizen politike dhe e kthen PD ne nje pakice elektorale, e cila nuk prodhon dot me besim ne shoqeri.
Te luftojme fort per çeljen e debatit politik mbi rrugen qe duhet te ndjeke PD!
Jemi te gjithe blu dhe te gjithe ne opozite me Rilindjen.
Te shpetojme shtepine tone nga fadromat e papergjegjshmerise, te cilat po na rrenojne themelet tona.
Liri&Demokraci”, shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post