• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-ministri publikon foton që nxjerr blof kryeministrin Rama: Ja çfarë premtoi kur erdhi në pushtet

15 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Haxhinasto, ka nxjerrë në rrjetet sociale një foto ku tregohen premtimet e kryeministrit Edi Rama në vitin 2013, para se të vinte në pushtet.

Sipas Haxhinastos, kryeministri premtoi pikërisht atë që kishte publikuar në vitin 2013, ndërsa shprehet se në këto 7 vite është trajtuar si lopë që vetëm milet por nuk i jepet për të ngrënë.

Postimi i plotë:

“Ditët e fundit është rihapur debati për akcisën e naftës për bujqësinë. Kryeministri premton pikërisht atë që ka premtuar në 2013. Dhe kjo ndodh pas 7 vjetësh dhe më pak se gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Ky fakt dhe shumë të tjerë, si ai kur në 2013 premtoheshin 230 milion Euro në vit mbështetje për bujqësinë, janë tregues i disa të vërtëtave të mëdha. Së pari, që thesi i premtimeve të parealizuara është hapur përsëri me shpresën se ka akoma njerëz që mund t’i gëlltisin, dhe se votën e fermerëve për t’i dhënë një mandat të tretë, e ka “në xhep”. Së dyti, riciklimi i premtimit tregon se kanë shterruar idetë e reja. Së treti, se asnjëherë bujqësia, si sektor kryesor ekonomik, nuk është marrë seriozisht nga kjo mazhorancë. Dhe se ndjeshmëria për këtë sektor ekonomik që zgjidh problemin e punësimit dhe ushqyerjes në të njëjtën kohë për të paktën 50 % të popullsisë, është afër zeros. Prandaj, reagimi dhe diskutimi vetëm për çështjen e akcisës, me duket se nuk i bën aspak respektin e duhur problemit dhe problemeve të tjera madhore të bujqësisë. Ja disa prej tyre, që së bashku me koston e imputeve bujqësore(si akcisa), janë një zgjedhë e rëndë për zhvillimin e këtij sektori.

Së pari, bujqësia në këto 7 vite është trajtuar si lopë që vetëm milet por nuk i jepet për të ngrënë. Kontribon rreth 20 % të PBB, dhe merr si mbështetje nga buxheti më pak se 1 % të tij. Pra, potenciali për të kontribuar në rritjen ekonomike, në rritjen e vlerës që krijohet në vend, është shumë më i madh. Kemi kështu një mundësi të pashfrytëzuar rritjeje.

Së dyti, bilanci i import-eksporteve të produkteve bujqësore është akoma në raporte rreth 4 me 1, që do të thotë se importojmë 4 herë më shumë ushqime, sesa eksportojmë. Sipas burimeve statistikore serioze, importet shkojnë në mbi 400 milion euro në vit. Sigurisht që blihen me valutë të huaj, edhe me parate që vijnë si remitanca qe dërgohen nga punëtorët emigrantë shqiptarë që vetë ata i prodhojnë në vendet nga ne i importojmë.

Pra, vetëm përgjysmimi i kësaj vlere të importuar, sigurisht duke investuar në këtë sektor, vecanërisht në agroperpunim, pse jo, edhe 300 milion euro në vit, do të shlyente shpejt vetveten, do të krijonte po aq vlerë të shtuar në duart e bujqve e fermerëve, dhe po aq vlerë do t’i “kursente” nga importet. Prandaj, investimi në këto permasa nuk mund të mbetet premtim i pambajtur.

Së treti, blegtoria, vecanërisht rritja e të imtave dhe shpendëve për konsum, dhe eksport, ka mbetur “viktime” i interesave të grosistëve importues të tyre pranë qeverisë. Sot prodhojmë vetëm 30 % të mishit të shpendëve që konsumojmë. Kemi bilanc negativ edhe për vezët, por edhe për mishin e qingjit, dhe akoma nuk kemi kaluar barrierat e eksportit për të imtat, gjë që do të sillte të ardhura të mëdha për blegtorët shqiptarë. Ndërkohe që mundësitë natyrore të vendit janë për të prodhuar disa herë më shumë, politikat subvencionuese për krerë janë të munguara ose të dështuara, duke i lënë hapsirë të plotë importeve. Prandaj, subvencionimi në lindje dhe në therje, heqja e TVSH për ushqimin e blegtorise dhe nxitja e prodhimit të tij (90 % e ushqimit importohet), mbështetja direkte për hapjen e pularive të reja, e shumë masa të tjera, nuk duhet të mbeten premtime të pambajtura.

Së katërti, premtimi për dhënien e tapive të tokës në 6 muajt e parë të qeverisjes së Rilindjes, mbetet akoma premtim, dhe një pengesë kryesore për krijimin e tregut të tokës bujqesore, për konsolidimin e ekonomive fermere dhe formimin e zinxhirit të bashkpunimit në bujqësi. Përsëri, përfituesit e këtij premtimi të pambajtur mbeten grosistet në prodhim dhe në grumbullimin e prodhimit bujqësor, ndërsa rreth 80 % e bujqve prodhojnë për të ushqyer veten e tyre.

Së pesti, reforma administrative e Rilindjes e ka larguar këshillimin dhe ekspertizën bujqesore nga fermeri. Ndërkohë që rajonalizimi bujqesor, rritja e rendimenteve dhe politikat stimuluese të tij janë larg efektivitetit. Për të mos folur për inovacionin apo investimin në dije dhe specialist të nivelit kërkimor-shkencor. Pasoja, rendimentet dhe cilësia e produkteve tona është inferiore më shumë nga vendet fqinje, duke u krijuar kështu hapsira dhe privilegje në tregun tonë të brendshëm, duke u bërë konsumatore të produkteve të mbetura në magazinat e tyre. Prandaj, investimi në kualifikimin me cilësinë më të lartë të specialistëve të bujqësisë, nuk duhet kursyer.

Për më tepër, integrimi në Evropë, do ta vendosë bujqësinë tonë në kushtet e konkurrences me atë evropiane, e cila sot ndodhet në një ligë krejt tjetër cilësore.

Së fundmi për sot, siguria ushqimore. Ndalimi i fallsifikimit dhe garantimi i cilësisë së prodhimeve mbetet problem madhor, drejtpërdrejte i lidhur me shëndetin publik. Sistemi i kontrollit dhe garantimit të cilësisë së zinxhirit ushqimor nuk ka kapacitetin dhe mjetet për të kryer punën për të cilën është ngritur. E vlerësoj si shqetësim serioz të konsumatorëve por nuk reflektohet në vëmëndjen dhe politikat qeveritare, në mekanizmat dhe institucionet monitoruese të saj.

Prandaj unë uroj që çdo diskutim për premtimet e pafundme të pambajtura, të bëra 7 vjet më parë për bujqësinë, dhe për atë që duhet bërë në mënyrë urgjente nga mazhoranca e ardhshme, pas 25 prillit, ta shohë këtë sektor kryesor të ekonomisë me seriozitet maksimal në tërësinë e problemeve të tij të mëdha, në respekt si të gjysmës prodhuese ashtu edhe të asaj konsumatore të popullsisë së vendit.” – shkruan Haxhinasto.

FOTO:

Paraardhëse

Genc Sulçebe: Nuk e di se si do të vendoset direkt ditën e nesërme mbajtja maskave me detyrim. Ja çfarë kam parë në rrugë

Pasardhëse

Sali Berisha feston sot ditëlindjen, juristi Romeo Kara i bën ‘dhuratën’ që ai nuk do të dëshironte kurrë të publikohej

Pasardhëse

Sali Berisha feston sot ditëlindjen, juristi Romeo Kara i bën ‘dhuratën’ që ai nuk do të dëshironte kurrë të publikohej

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.