Imunologu Genc Sulçebe, u shpreh se shumica e njerëzve në rrugë nuk e mbajnë maskën dhe e sheh të vështirë implementimin e nismës së qeverisë nga nesër.
“Në rrugë 90% e njerëzve nuk e mban maskën. Nuk e di se si do të vendoset direkt ditën e nesërme mbajtja maskave me detyrim.
Kjo është një masë që kërkon ndërgjegjësim, pasi rrezikojnë veten dhe të tjerët.
Unë e shoh shumë të vështirë ndërgjegjësimin e kësaj mase”, tha ai për Ora News.
Kujtojmë që nesër hyn në fuqi ligji për mbajtjen e maskave me detyrim edhe në ambiente të hapura.
Diskutime rreth kësaj post