Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka thotë se 25 Prilli do vulosë fundin politik të kryeministrit Rama. Ai shtoi se janë takimet e përditshme me shqiptarët por edhe socialistët e zhgënjyer nga qeveria Rama ato që i motivojnë më shumë demokratët.
“PD sot është më e motivuar se kurrë, demokratët janë sot më afër se kurrë pushtetit. E shohim çdo ditë në kontakte me qytetarët. Nuk e gjen sot asnjë socialist të ndershëm që i vlerëson ata, janë tjetër socialistët dhe rilindasit se rilindja ishte një sekt brenda PS. A mund të ma thotë dikush çfarë kanë bërë në këto vite? Po kanë sjellë hashash e kanabis e kanë bërë Shqipërinë dele të zezë. Shqipëria në kohën e Edi Ramës po ua çon shqiptarëve thikën në palcë.
I gjithë buxheti shpërndahet vetëm për oborrtarët dhe qeveritarët. Ky vetëm rriti borxhin. Të gjitha këto që thashë dhe shumë të tjera kanë bërë që çdo shqiptar të ketë mllef ndaj kësaj qeverie. PD ka treguar që është e papajtueshme ke krimin drogën korrupsionin dhe keqqeverisjen. PD dhe lideri i saj ka programin më të mirë të realizuar ndonjëherë, taksa e sheshtë është një ndër pikat e rimëkëmbjen se ekonomisë që po shkon drejt humnerës .Kemi program në të gjitha fushat, shëndetësi, arsim. Shqiptarët po shohin rrezen e shpresës te ne, mezi po e presin 25 prillin që të marrë fund ky makth. Sot ke qeveri që gënjen, në 3D e ke mrekulli. Në realitet është skëterrë”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post