Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehet se ka një tendencë nga ana e kryeministrit për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit, dhe ky do të ishte një veprim i rrezikshëm, me pasoja të rënda.
”Tendenca për të hedhur në erë atë marrëveshje është veprim shumë i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Mund të ketë pasoja të rënda për vendin, qoftë për stabilitetin e vendit, qoftë edhe për integrimin e vendit, si pasojë e frikës së ardhshme të kryeministrit, nga procesi i ardhshëm zgjedhor.
Shohim një tendencë për të cënuar parimet e demokracisë në Shqipëri. Një tendencë për të dëmtuar procesin zgjedhor të ardhshëm”, shprehet Shehu për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post