Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi tha se reforma zgjedhore tashmë duhet të ishte përmbyllur në mënyrë që t’i linte kohën e duhur implementimit para zgjedhjeve.
Luzi u shpreh me rezerva sa i përket përdorimit të teknologjisë për identifikimin e zgjedhësve, pasi një gabim sipas saj, do të çonte në dështimin e zgjedhjeve.
“Reforma zgjedhore tashmë duhet të kishte mbaruar, pasi kjo cenon procesin në tërësi, nga 2021 jemi shumë afër, gjërat që diskutohen sot do ta kenë shumë të vështirë implementimin.Ne nuk kemi ndryshime vetëm në kodin zgjedhore, problem është implementimi. Sa i përket kërkesës për identifikimin biometrik të zgjedhësve, palët politike duhet t’i kthehen mbrapsht problematikave që dolën në zgjedhjet e vitit 2013.
Teknologjia tek zgjedhjet është sensitiv; duhet bërë gradualisht, pasi mund të çojë në dështimin e zgjedhjeve. Implementimi duhet bërë në zona të vogla e më tej të shtrihen më gjerë, pra elektronika duhet të vijë gradualisht”, tha ish-kryetarja e KQZ në një lidhje për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post