sh-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi bën një paralajmërim të fortë sa i përket sigurisë në vend. Sipas tij, në të ardhmen priten ngjarje të rënda. Ai thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se vullneti politik është instrumenti i vetëm i goditjes së krimit duke i shkëputur lidhjet me pushtetit.
“Asnjë prej këtyre eksponentëve të njohur të krimit, në këto 6 vjet, nuk është cenuar nga strukturat ligj-zbatuese për të vetmen arsye: atë të aleancës së ngushtë të tyre me pushtetin dhe me qeverinë. Në momentin që do të prishet ky raport, ashtu sikurse pakti i qetësisë mes vetë grupeve kriminale, situata do të precipitojë dhe do përballemi me fenomene të rënda të krimit në Shqipëri” – thotë Prençi.
Diskutime rreth kësaj post