Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka kujtuar sot 30-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Aleksandër Meksi.
Postimi i plotë:
“Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste. me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë.
Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por në mjaft aspekte as ajo që ëdërruam ato ditë.
I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë. GËZUAR !!”
Diskutime rreth kësaj post