Ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj, ka komentuar ngjarjet më të bujshme të kësaj jave në “Për’puthen”E pyetur në lidhje se si u ndje teksa ishte e ftuar në “Për’puthen Prime” si opinioniste, Shqipja tha “shumë mirë”.
“Jam mësuar që të gërric aty ku duhet. Jam e krijuar për ë nxjerrë “më të keqen” e njerëzve dhe atyre fals. E kam kuptuar para shumë vitesh këtë, jo vetëm kur hyra në “Për’puthen”, tha ajo.
Ndërsa duke komentuar me refuzimin që Ana Kauri i bëri Rinianit, ajo tha se ky i fundit bëri mirë që nuk e pranoi përqafimin e saj.
“Mbase nuk e ka pritur, prandaj nuk e pranoi. E ka bërë si ‘më vjen keq që nuk jam me ty’, por edhe ai mirë bëri që nuk e pranoi përqafimin. Edhe unë ashtu do kisha bërë”, vijoi Shqipja.
Ndërsa në lidhje me puthjet që u dhanë në studio, ish-konkurrentja tha se “Sara e bëri për show. “Sara erdhi, puthi Atdheun, kapi personin që ishte më lart me ndjekësit. Kështu do kishte edhe ajo më shumë ndjekës. Ndërsa puthja e Jasminës me Andin ishte më ndryshe”, komentoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post