Zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia njëherësh ish-këshilltar i kreut të PD, Lulzim Basha ka komentuar programin ekonomik të PD, të prezantuar paraditen e sotme.
Kadia u shpreh se nëse zbatohet do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë për vendin.
Komenti i Kadias:
“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë premtime qe duhet te behet kujdes dhe te jemi racional. Ne kaluam një tërmet, pandeminë qe duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si te kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbem.
Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realitet dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin me 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte dhe FMN dhe Bankën Botërore.
Rritja e pensione me 5 % në vit është shumë e mirë dhe shpresoj dhe më shumë mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimi të tyre. Dhe kjo është 48 milionë euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik. Ka kontradikta ideologjike dhe financiare.
Vetëm me ushqimin e bebeve shkon në 88 mln euro në vit, e gjithë qasja është një politikë e një shteti shumë të pasur që sot mendon për politika sociale, në ideologji në praktikë është i parealizueshëm. Situata ekonomike është e vështirë, por këto pretendime të parealizueshëm është si ta marrësh më qafë ekonominë”, tha Kadia për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post