Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu ka deklaruar se disa nga hotelet kanë filluar t’i nxjerrin jashtë njerëzit e prekur nga tërmeti.
“Më kanë njoftuar dy qytetarë, hotelet po i nxjerrin nga hotelet sepse emergjenca nënkupton mbajtjen për një javë, 10 ditë. Nuk u morën masa. Ka akoma njerëz që banojnë në godinat e rrethuara me shiritin e kuq. Bashkia dhe qeveria mbajnë përgjegjësi.
Duhet që njerëzit të akomodohen në një vend tjetër. Lleshaj krijoi një polici speciale për ruajtjen e godinave, por duhet të nxjerrin jashtë banorët. Hotelet që kanë një lloj “feeling” me qeverinë, mund të përfitojnë nga fondet e qeverisë, ndërsa hotelet që kanë hapur dyert vetë nuk përfitojnë.
Në rrethina ka njerëz që kanë nevojë për ushqim, por edhe për veshmbathje. Ata kanë nevojë për gjithçka që mund të dhurohet”, tha Kadiu në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post