• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike kërkesë urgjente ministres Manastirliu

14 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka sulmuar sërish qeverinë për situatën e krijuar për shkak të koronavirusit lidhur me numrin e tamponëve që bëhen në vend. Përmes një mesazhi, Spahia theksoi se dhe sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk i kurseu videot e propagandës, ndërsa shtoi se tamponët janë me racion.

Demokrati theksoi se ndoqi më vëmendje denoncimin e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit, që deklaronte se u jepeshin vetëm 15 tamponë në ditë, e ISHP refuzonte t’u jepte më shumë, pavarësisht nevojës shumë më të madhe.

REAGIMI I SPAHIUT:

“Edhe sot ministrja e Shëndetësisë nuk na e kurseu videon e përditshme të propagandës, se sa i kënaqur është personeli shëndetësor, aty ku ajo shkon me kamerën e ERTV-së.

Por realiteti edhe sot i doli më kokëfortë se akrobacitë e propagandës, si për mungesën e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor ashtu edhe për tamponë që jepen me racion kur kërkohen, e për qokë sa herë ka rast. Denoncimi që përcollëm pak ditë më parë se në Shkodër jepeshin me racion 5 tamponë në ditë, u duk si rast i izoluar, por nuk është kështu.

Sot ndoqa me shqetësim denoncimin e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit, që deklaronte se u jepeshin vetëm 15 tamponë në ditë, e ISHP refuzonte t’u jepte më shumë, pavarësisht nevojës shumë më të madhe, e më pas thjesht nuk u përgjigjej telefonatave.

Akoma më shqetësues ishte denoncimi nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, i rastit të një infermiereje me simptoma prej 4 ditësh, pjesë e ekipit që kishte trajtuar punonjësit me shenja Covid-i të një fasonerie, të cilës nuk i bëhej tamponi!!!

Këto janë raste konkrete dhe kanë të bëjnë me sigurinë si të personelit ashtu edhe të qytetarëve.

As edhe njëherë të vetme zonja ministre nuk flet për këtë situatë, ndërsa kryeministri ka hequr dorë dhe është fshehur, qëkur situata i ka dalë jashtë kontrollit! Nuk ka qeveri në planet, që të jetë kaq mospërfillëse për një situatë të cilën e ka krijuar me papërgjegjshmërinë e saj!

Një dështim që mban emrin e Edi Ramës dhe të gjithë atyre që në mënyrë militanteske besuan dhe ende besojnë se situata mund të vihet nën kontroll me propagandë! Zonja ministre merr masa për kite të tjera testesh, sepse kjo rritje e përditshme e numrave të të infektuarve, imponon gjurmim serioz të kontakteve, shumë më të larta në stinë pushimesh, se në periudhat e tjera të vitit!”, ka shkruar Spahiu.

Paraardhëse

Spartak Ngjela zbulon se çfarë po e tmerron Bashën dhe Ramën: Marrëveshja nuk është prishur

Pasardhëse

3 kredi dhe mbi 50 mijë dollarë të ardhura vjetore, ja sa pasuri zotëron kreu i SPAK, Arben Kraja

Pasardhëse

3 kredi dhe mbi 50 mijë dollarë të ardhura vjetore, ja sa pasuri zotëron kreu i SPAK, Arben Kraja

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.