Producenti Erjon Zaloshnja ka bërë të ditur biznesit të tij i ka ardhur një përgjigje negative për të përfituar nga “paga e luftës”, pasi lejohet të funksionojë.
Ish-bashkëshorti i këngëtares Eneda Tarifa, reagon indinjuar nga përgjigja e qeverisë, ku sipas tij qenka lejuar të punojë, megjithëse nuk ka lënë njeri të dalë nga shtëpia.
Më tej Zaloshnja ngre pyetjen: Sesi mundem une te bej prodhime dhe sherbime audiovizive, te organizoj apo mundesoj teknikisht koncerte, kur grumbullimet jane ndaluar, kete ska algorithem apo Inteligjence Artificiale qe e gjen .
Postimi i plotë:
“Biznesit tim i erdhi pergjigja se nuk perfitoj ndihme financiare pasi lejohet te funksionoje. Pra askush nuk qenka ndaluar te punoje? Per cfare u be gjithe kjo zhurme? Paska qene tip gallate gjoja ndihma, gjoja ka rene virus, gjoja pandemi, se qeveria i paska lejuar te gjithe te punojne, pavaresisht se ska lene kembe robi te dale nga shpia. Sesi mundem une te bej prodhime dhe sherbime audiovizive, te organizoj apo mundesoj teknikisht koncerte, kur grumbullimet jane ndaluar, kete ska algorithem apo Inteligjence Artificiale qe e gjen” – shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post