Agim Hysi do të jetë në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. 61-vjeçari nga Vlora është komanduar drejtor i Përgjithshëm, që në 16 mars, por vetëm këtë të martë u bë publike në media.
Më herët ai ka qenë gjyqtar, ndërsa është shkarkuar nga KLD. Po ashtu një karrierë të gjatë ka dhe si avokat ndërsa ka qenë edhe kandidat i Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Agim Hysi është diplomuar “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Po ashtu vlen të theksohet se ka një njohje të vjetër me kryeministrin Edi Rama.
Në kohën kur ka qenë kryetar Bashkie, Agim Hysi ka qenë avokat i Ramës pas një padie të ngritur ndaj Sali Berishës (kryeministër në atë kohë) për “Shpifjes për shkak të detyrës” dhe “Fyerjes për shkak të detyrës”.
Agim Hysi u lind më datë 8 Qershor 1957 në qytetin e Vlorës. Është Diplomuar “JURIST” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës viti 1984-1988.
Gjuhët e huaja: Anglisht-Me dëshmi dhe Italisht- Me dëshmi.
Ka një karriere të gjatë në fushën e Drejtësisë dhe Avokatisë.
1980 – 1984 Kryesekretar gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Vlorë,
1988 – 1996 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
1996 – 1998 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
1998 – 2002 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
1995 Anëtar i Shoqatës se Juristeve IBM me qendër në Londër.
1996 Anëtar i Konferencës Evropiane Mbi të drejtat e fëmijëve (Bruksel 1996 e vijim).
1996 Anëtar aktiv i shoqatës “Epoch Worldwide” me qendër në Londër.
1997-2002 Ekspert, anëtar i Komitetit të eksperteve të përzgjedhur për problemet e pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar, pranë Këshillit të Evropës Strasburg. Pjesëmarrje e rregullt në mbledhjet e këtij Komiteti që nga viti 1998.
2001 Kandidat i Republikës së Shqipërisë si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
2002 Kandidat i Republikës së Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Internacionale Kundër Krimeve të Njerëzimit, Hagë .
2004-2013 Anëtar i komisionit të provimit të avokatëve
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009.
2002 – 2011 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.
2011 – 2012 Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë
2012 – 2013 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë
2014 – 2017 Avokat Shteti – Drejtues i Zyrës së Përfaqësimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
2017 -2018 Zv. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
2018 – në vazhdim Drejtor i përgjithshëm (i komanduar) i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat
Ka një sër kualifikimesh,pjesmarrje në veprimtari studimore shkencore ,botime dhe studime.
Kualifikime :
1980 – 1981 Kurs një vjeçar i gjuhës angleze, pranë Fakultetit Histori Filologji Universiteti i Tiranës,
1993 Specializim pasuniversitar në fushën e të drejtës angleze pranë “London University”,
1998 Kualifikim për të drejtën penale pranë Magjistraturës italiane,
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009
2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Nëntor 2009
Pjesmarrje ne veprimtari studimore :
1991-1993 Pjesmarrës e referues në seminare e veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit. Leksione pranë “London University” Londër.
Tetor 2015 Pjesëmarrje në seminarin e zhvilluar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës “Rihapja e procedurave në zbatim të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”
Qershor 2016 Pjesëmarrje në Mbledhje të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Shqipërinë”
Botime dhe studime:
1996 Temë në fushën e të drejtës familjare : “Konventa e Hagës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”. Përmbledhje e botuar në buletinin e shoqatës “Epoch World Wide” Londër.
1998 E drejta Civile “Marrëdhëniet juridike të pronësisë”
1993 – 2000 Cikël leksionesh mbi të drejtën krahasuese, referuar pranë “London University” Londër.
2001 Monografi me temë: “Dënimi dhe Krimet e Rënda”, “Paralele midis kriminalitetit mesdhetar”.
2005 Botim: Të drejtat civile të Personave me Aftësi të kufizuara. (Bashkautor)
2009 Botim: Dënimi dhe mënyrat e tjera të cenimit të lirisë.
Diskutime rreth kësaj post