Profesoresha në fushën e inxhinierisë Luljeta Bozo shprehet se ekspertët e huaj nuk duhet të japin vendimin përfundimtar në lidhje me ndërtesat e dëmtuara sepse ata nuk njohin kushtet gjeologjike dhe sizmike të vendit tonë.
“Ndërkaq, erdhi ky i dyti dhe masat e para u morën shumë shpejt, shumë mirë dhe tani është masa që duhen verifikuar. Kanë thirrur dhe të huaj, por unë mendoj se tonin këtu nuk do ta japi eksperti i huaj se ai nuk njeh as kushtet gjeologjike të vendit tonë, as kushtet sizmike, nuk njeh as teknologjitë që përdorim ne, as mënyrën si ne kemi ndërtuar.
Ne kemi veçoritë tona, pavarësisht se jemi në një rajon sizmik, por ndryshe ndërtojnë në Itali, çdo vend ka specifikat e veta. Ekspertët e huaj janë të mirëpritur se mund të kenë dhe më shumë eksperiencë, por tonin në marrjen e vendimeve duhet ta japin tanët. Ekspertët duhet të jenë njerëz që kanë shumë përvojë”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post