• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

INSTAT: Defiçiti tregtar, rritje vjetore prej 5 %

29 February, 2016
në Ekonomi
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në muajin janar të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 16 miliardë lekë, duke u ulur me 7,8 % në krahasim me janar 2015 dhe 8,1 % në krahasim me dhjetor 2015. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar këtë të hënë nga Instituti i Statistikave, INSTAT, importet e mallrave në muajin janar të këtij viti arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u ulur me 1,5 % në krahasim me janar 2015 dhe 34,6 % në krahasim me dhjetor 2015. INSTAT raporton se defiçiti tregtar i këtij muaji është 18 miliardë lekë, duke u rritur me 5,0 % krahasuar me janar 2015 dhe duke u ulur me 48,0 % në krahasim me dhjetor 2015.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Ulja vjetore e eksporteve prej 7,8 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -9,0 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me -6,4 pikë përqindje,
“makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “tekstile dhe këpucë” me +6,0 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,0 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,6 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Ulja vjetore e importeve prej 1,5 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me -3,5 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me -3,1 pikë përqindje dhe “ushqim, pije duhan” me -0,1 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +1,3 pikë përqindje, “minerale,
lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,5 pikë përqindje.

Tregtia e jashtme e mallrave:

Në muajin janar 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me janar 2015 janë Italia me 8,1 % dhe Greqia me 17,9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova me 7,4 %, Gjermania me 1,5 %, dhe Kina me 36,8 %.

Gjatë muajit të parë të vitit, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me janar 2015 janë Italia me 18,3 %, Gjermania me 3,1 % dhe Polonia me 34,8 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Kina me 4,2 %, Turqia me 5,6 % dhe Greqia me 3,8 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 67,4 % të gjithë tregtisë. Në janar eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 86,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (42,3 %), Kina (7,4 %) Greqia (6,4 %), dhe Turqia (5,7 %).

Paraardhëse

Basha: Dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira, prioritetet e opozitës

Pasardhëse

Rama: Tepelena, një tjetër destinacion turistik në vend

Pasardhëse

Rama: Tepelena, një tjetër destinacion turistik në vend

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.