Kryeministri Edi Rama e mbylli komunikimin e tij sot me gazetarët me një deklaratë ironike për lajmet që qarkullojnë në media për përgjimet e anti-mafias italiane, ku flitet dhe për mënyrën se si bëhet biznes në vendin tonë, përmes ryshfetit.
Rama ka qenë i ashpër me mediat, ndërsa theksoi se kjo ‘ambalazhon’ përgjime delirantësh italianë, ndërsa shpresoi që kjo të ishte hera e fundit, edhe pse e dyshonte këtë gjë.
“Besoj që kjo ishte pyetja e fundit apo jo?! Faleminderit për komunikimin e sotëm dhe mundësinë që të adresojmë dhe çështjen e famshme të Ndraghetës që ka ardhur dhe ka pushtuar hapësirat mediatike shqiptare me një dyqan rrobash siç thotë prokuroria italiane. Dmth ata vijnë hapin një dyqan rrobash të vogël dhe pastaj ju shisni 1 jave lecka Shqipërie, që e merrni dhe e shqyeni nga të katërta anët dhe e duke e ambalazhuar me përgjime mitomanësh dhe delirantësh italianë. InshAllah, kjo të jetë e fundit, edhe pse e di që nuk është e fundit. Mirupafshim!”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post