• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Incidenti i rëndë në protestë, reagon PD: Arsyet pse u godit Berisha

6 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike e Shqipërisë reagoi sot pas sulmit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. PD deklaron se goditja ndaj Berishës është përpjekje për të dështuar protestën dhe trembur Berishën dhe opozitën.

Deklarata e PD-së:

“Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, u godit sot në mesditë ndërsa po u printe paqësisht mbështetësve të opozitës drejt një manifestimi pro-europian në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Bandat e Ramës, në qeveri dhe në rrugë, organizuan me Çuçin e Edit një akt kriminal prej frikacaku goditjen e ish-Presidentit, ish-kryeministrit dhe liderit historik të forcës së parë anti-komuniste në Shqipëri, Dr. Prof. Sali Berishes.

Nje retorikë e mbushur me sulme personale të përfaqësuesve qeveritarë, dhe të kryeministrit Edi Rama, parapriu aktin kriminal te sulmit ndaj z. Berisha.

Gjuha e ngarkuar me dhunë e ministrit të Brendshëm, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, dhe kryeministrit Rama, paraprinë goditjen sot të shefit të opozitës shqiptare, si përpjekje ekstreme për të dështuar protestën e popullit opozitar. Asnjëherë më pare, që nga diktatura e Enver Hoxhës, një lider i opozitës nuk është goditur verbalisht kaq egër, dhe më pas porositur edhe sulm fizik ndaj tij.

Për të kryer aktin e shëmtuar kriminal Rama & Çuçi, u zgjodh Gerti Shehu, agjent i Policisë kriminale, person problematik, me lidhje më të majtën, i cili ishte porositur të deklaronte se, me aktin e tij nuk po zbatonte porosinë e Ramës dhe Çuçit, por të një vëllau musliman, për t’i dhënë karakter islamik, si varianti më i besueshëm për audiencën ndërkombëtare.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë, akt i cili dëshmoi para botës fytyrën e vërtetë të rregjimit të Edi Ramës. Ky akt kërcënon paqen politike dhe sociale në vend, dhe për këte Edi Rama, ministri i tij i familjes Çuçi do të mbajnë të gjitha përgjegjësitë.

Çdo përpjekje për ta trembur Sali Berishën, për ta trysnuar opozitën, mbështetësit e saj dhe njerëzit e lirë, është një përllogaritje e mjerë e atyre që mendojnë se milionat e vjedhur shqiptarëve, dhe dhuna verbale dhe fizike do t’u mbyllin gojën.

Plaga në fytyrën e Doktor Berishës është maska që ra nga fytyra e Edi Ramës. Është një njollë turpi pikërisht në ditën, të cilën ai po e reklamonte si të prosperitetit, stabilitetit dhe normalitetit.

Opozita nuk ia fal Edi Ramës këtë cënim të kodeve morale dhe politike. Ai është sot armiku ynë publik dhe politik, dhe me të do të ndeshemi me të gjitha mjetet që bota demokratike i ka dëshmuar çdo ditë në të pesë kontinentet”, shkruhet ne deklarat.

Paraardhëse

“Tha se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman”, Berisha zbërthen si u përgatit goditja e sotshme ndaj tij: Porositësi i pafe është Edi Rama

Pasardhëse

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesor

Pasardhëse

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Të gjithë në nominim përveç Kristit, ky është banori që la përfundimisht shtëpinë e BB VIP2

Nga lajme5
7 February, 2023
0

Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2” është Amos Muji Zaharia. Aktualisht...

Babai ‘bën për ujë të ftohtë’ Amosin: Ti nuk vret dot një mizë, na tregon barcaleta horror

7 February, 2023

“Ai më ka frikë, se nuk ka asnjë armë përballë meje”, Dea pretendon se Luizi ka frikë nga ajo, këngëtari i jep përgjigjen që nuk e priste

7 February, 2023

“Jam shumë e lumtur për zgjedhjen time”, Dea Mishel habit me deklaratën ndaj Luizit: E kam parë si të plagosur

7 February, 2023

Kjo nuk pritej, çfarë masash mori ‘Vëllai i Madh’ për opinionisten? Zhaklina sqarohet përfundimisht për shantazhin nga burri i Oltës

7 February, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.