Aleanca me Sali Berishës, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Ditën e sotme, ai është përjashtuar nga Kongresi i Partive Europiane Socialiste, për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur Non Grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“I dashur Ilir, Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres”, thuhet ndër të tjera në email.
Por Partia e Lirisë ka mohuar lajmin që qarkulloi në media se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.
“Lajmi nuk është i vërtetë”, thuhet nga Partia e Lirisë.
Diskutime rreth kësaj post