Disa ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer në Kuvend buxhetin 2021 për shqyrtim. Meta thekson se ky buxhet nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e pandemise.
Sipas tij, biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta duke përcaktuar dhe zërat.
Ilir Meta:
“Buxheti 2021 NUK KA një plan të qartë për MBROJTJEN E BIZNESIT nga pasojat e pandemise.
Biznesi i vogël, është RËNDUAR nga TAKSA DHE TARIFA TË LARTA dhe NUK është lehtësuar për të përballuar:
– Koston e energjisë elektrike
– Të ujit dhe shërbimeve të tjera
– Koston e pagesës së qirasë së ambienteve”, deklaron Presidenti Meta.
Diskutime rreth kësaj post