Në intervistën “Pa Maskë” Presidenti i Shqipërisë ka folur edhe për reformat në drejtësi duke mos lënë anësh të vërtetën se Shqipëria është pa Gjykatë Kushteruese. Sipsa tij, Shqipëria qëllimisht është lënë pa Gjykatë Kushtetuese funkcionale, njofton 24-ore.
“Shqipëria qëllimisht është lënë pa Gjykatë Kushtetuese dhe tentohet që edhe pas gjithë këtyre debateve që janë bërë të rrëmbehet Gjykata Kushtetuese.Vendi është pa gjykatë të lartë, edhe atë një vend ku problemet e korrupsionit janë të frikshme, ku parlamenti siç e këkron kushtetuta nga 140 deputetë ka 122, pra 18 më pak. Është një gjë e paprecedentë se si mundet një Parlament i tillë të bëjë ndryshime kushtetuese. Kjo është jashtë çdo imagjinate.
Jemi në një vend ku bëhen marrëveshje me nivelet më të larta nga Departamenti i Shtetit, nga Bashkimi Evropian, nga të gjithë dhe ku pas një jave këto marrëveshje zhbëhen nga një person. Kështu që jemi në një situatë jo të këndshme, por sidoqoftë jemi në fund të kësaj marrëzie që ka ndodhur këtu me shtetin, me kushtetutën, me ligjin, me demokracinë dhe jam i sigurtë se ne si vendi më i vuajtur në 50 vite gjatë ish sistemit komunist e kemi kuptuar që në demokraci jo vetëm që duhet të marrin pjesë, por demokracionë duhet ta mbrojmë çdo ditë. Përndryshe, një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë… Diktatura ka trokitur, por ajo do të shporret përgjithmonë me 25 prill.”, thotë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Diskutime rreth kësaj post