Presidenti Ilir Meta u shpreh se referendumi në Kosovë i dha mundësi VV-së për të qeverisur dhe për ç’kapjen e shtetit dhe besoj se këtë presin qytetarët e Kosovës.
Deklarata e Metës:
“Nuk dua të flas për të ardhmen se jemi në gjendje kritike. Referendumi në Kosovë i dha mundësi VV-së për të qeverisur dhe për ç’kapjen e shtetit dhe besoj se këtë presin qytetarët e Kosovës.
Edhe Shqipëria duhet të shkojë drejt një referendumi të tillë me 25 prill, sepse sot është vendosur në diskutim edhe orientimi i Shqipërisë drejt BE-së, kundrejt alternativave lindore, sepse e dimë sa i kanë kushtuar këto orientimi lindore vendit në të shkuarën.
Në vendin tonë ka ndodhur kapja e shtetit, që nuk ka ndodhur vetëm me ndryshime kushtetuese, por edhe me ligje antikushtetuese duke i dhënë fuqi kryeministrit dhe qeverisë. Premtimi im më i rëndësishëm si president dhe si politikan, është që Shqipëri pas 25 prillit do të futet në epokën e referendumeve, për çështje të rëndësishme, sipas kushtetutës”, u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post