Vazhdojnë të komentohen deklaratat e forta për Ilir Metën nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Manjani në një reagim të fundit në rrjetet sociale tha se nuk e dinte se çfarë kishte thënë Presidenti dhe reagimi i tij ishte i çastit pasi nuk ka asgjë personale me Ilir Metën.
Deklarata e Manjanit:
“Isha me Denis Dyrnjanë sot pasdite në Top Channel.
Me thënë të drejtën nuk e dija ç’kish thënë Presidenti, ndaj reagimi është i atëçastshëm. Asgjë personale, sigurisht.
Por mbi të gjitha, insistoj që Presidenti i Republikës NUK KA PUNË NË FUSHATË ELEKTORALE. Kjo ska të bëjë me Metën, por me staturën kushtetuese të Presidentit të Republikës.
Ndërkohë vërtetë LSI i mungojnë disa kontribues, por mbi të gjithë i mungon themeluesi Ilir Meta.
Gjithmonë mendoj se rotacioni është domosdoshmëri që duhet të ndodhë”, shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post