Analistë, politikanë, gazetarë e moderatorë kanë bëri disa deklarata sa të forta aq edhe të frikshme sa i përket situatës politike në vend.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se e gjithë zhurma mediatike bëhet për Metën, për sjelljen dhe deklarimet e tij publike.
Ylli Manjani shkruan:
“Thelbi i problemit, pra dhunimi i Kushtetutës për të legalizuar caktimin e Arta Vorbsit në Gjykatën Kushtetuese, nuk konstestohet nga askush!
E gjithë kritika dhe zhurma mediatike bëhet për Metën, për sjelljen dhe deklarimet e Tij publike. E gjithë kritika ndaj Tij thotë:
– “ska kompetencë”,
– “nuk sillet si President”,
– “ka frikë”,
– “e ka lëvizje politike”
– “po konkuron me Lulin”
– “ka probleme mendore”,
Madje edhe ” do të eleminojë fizikisht Ramën”…
Pra të gjithë ata që e kritikojnë, në thelb e pranojnë që Kushtetuta është shkelur, por për inat të Metës…
Pra po t’u heqësh Metën nga argumenti, u hiqet rroga, buka/çorba e gojës..
Pffffffff…! Na ndotën trutë!”
Diskutime rreth kësaj post