Analisti Ilir Demalia shprehet se pas SPAK qëndron kryeministri Rama. Sipas tij, SPAK duhet të hetojë media të tjera, biznesmenë të tjerë që janë në marrëdhënie me shtetin dhe abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Arsyeja e goditjes së televizioneve për Demaliaj është e thjeshtë, denoncimet e abuzimeve të pushtetit
“SPAK është një “sëpatë” në duart e pushtetit të Edi Ramës, që këtu ka mbaruar drejtësia. Në një shtet ligjor dhe demokratik drejtësia është e pavarur nga politika. Ta fillojnë dhe me Ylli Ndroqin nuk ka problem, por pse në këtë moment, pa një procedurë legale, pse para zgjedhjeve? Pse nuk gjykojnë dhe media të tjera, biznesmenë të tjerë që janë në marrëdhënie me shtetin dhe abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë?
E kam thënë që në fillim që nuk besoj te SPAK, sepse një SPAK që del nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda që mban përgjegjësi të madhe për atë që ka ndodhur me krimet e rënda, vjen dhe do të bëjë drejtësi sot është e pamundur.
SPAK pse nuk heton gjyqtarët që me rroga kanë pasuri marramendëse. Ku i kanë gjetur këta miliona, shtëpi e vila? Këta gjyqtarë sot japin dorëheqje ose shkarkohen nga vettingu dhe nuk hetohen por shkojnë pedagogë në Universitete që të përgatisin hajdutë të rinj ose shkojnë avokatë”, tha Demalia për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post