Analisti Ilir Demalia duke komentuar Reformën Zgjedhore ka deklaruar se jemi i vetmi popull në botë që bëjmë heronj njerëzit e gjallë dhe ambasadorët po habiten me sjelljen duke iu referuar ditës së djeshme kur opozita jashtëparlamentare mungoi në takimin me ambasadoren Yuri Kim.
Sipas Demaliaj, mënyra më e mirë e zhvillimit është që të propozohet ambasadorja si guvernatore.
“Kjo fryma nuk krijohet me një njeri. Ka takime. Po vijnë prap te ajo që shqiptarët nuk bien dakord. Shqiptarët para se të korrin fitoren, mendojmë kush do të jetë fituesi. Jemi i vetmi popull që i bëjmë heronj njerëzit e gjallë. Edhe ambasadorët po habiten me këta karagjozë. I çuan të hanë drekë si tek kopshti dhe pastaj nuk u kthyen më, lanë orën e mësimit.
Të paktën të jenë më burra, të mos i shkojnë që në fillim, jo të ikin ashtu si hajdutë. Kjo do ndryshim të kulturës dhe mentalitetit. Me këta nuk ka marrëveshje, nuk dinë norma dhe ambasadorët shohin marrëdhënien me atë që është në pushtet. E dyta, ambasadorët duhet ose të futen dhe të propozojnë të bëhet guvernatore Yuri Kim dhe të marrë disa persona nga ShBA, kjo është e vetmja mënyrë që të zhvillohemi”, tha Demaliaj për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post