Analisti Ilir Demalia thotë se analistët në Shqipëri ushqehen me paranë kriminale. Gjatë një interviste televizive, Demalia u shpreh se në Shqipëri është kapur nga krimi i gjithë sistemi.
“Media vetë ka qenë pjesë e krimit shtetëror, ka bashkëpunuar me krimin. Kush flasin për fjalë të lirë ata që e kanë gojën me mendere. Analistët ushqehen me paranë kriminale. Janë futur kriminel në parlament, njerëzit i dinë ndaj nuk besojnë më. Mediat kanë përfituar dhe dalin e bëjnë moral sot për fjalën e lirë. Këta duhet të jenë në burg por nuk ka drejtësi. Nuk ka kontigjent më banal se klasa politike sot. Është kapur nga krimi i gjithë sistemi, arsimor, politik. Mund t’ju rrëshqasë 1 shtetit nga strukturat policore jo 14.”-shprehet Demalia.
Diskutime rreth kësaj post