• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

ILD nisi hetimet për gjyqtaren që bënte sfilatë nëpër korridoret e Gjykatës dhe në zyrë, ja çfarë shkruan ‘VOA’ për të

31 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
93
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, njoftoi sot se ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor ndaj drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok.

Në këto video gjyqtarja Kapedani shfaqet ndërsa ecën me ritëm sfilate nëpër korridoret e Gjykatës si dhe në mjediset e zyrës së saj. Madje në sfond të njërës prej videove dëgjohet melodia e një kënge shqiptare të titulluar “M.afia”.

Videot, të cilat bënë xhiron e rrjeteve sociale, nxitën Inspektorin e Lartë që të nis menjëherë hetimin, për “shkelje të kodit të etikës së magjistratit”. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila i konsideron “të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit”, ndërsa shton më pas se është “për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kr.iminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por dhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje”, e cila në videot e postuara shfaqet duke reklamuar veshja të shtrenjta të Shtëpive me emër të modës, apo duke udhëtuar gjthashtu me automjete të markave luksoze.

Vetë gjyqtarja Kapedani, është shprehur për mediat se është ndjerë keq nga publikimi i videove, i bërë sipas saj, me qëllimin për t’i prishur imazhin dhe se do të presë verifikimin e situatës. “As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje, sepse jam grua dhe nënë. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjere keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot“, theksoi zonja Kapedani.

Paraardhëse

Këngëtarja e njohur e akuzoi ish-konkurrentin e ‘Përputhen’ se e ka ngacmuar, të ftuarit përplasen fizikisht mes njëri-tjetrit (VIDEO)

Pasardhëse

Zv.kryeministri i Kosovës kërkon nga qeveria shqiptare heqjen e taksës për ‘Rrugën e Kombit’

Pasardhëse

Zv.kryeministri i Kosovës kërkon nga qeveria shqiptare heqjen e taksës për ‘Rrugën e Kombit’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.