Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bashkë me fondacionin “Gjurmë” është zotuar se do t’u dalë për zot familjeve të efektivëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Gjatë fjalës së tij, ministri Lleshaj ka treguar edhe një histori personale.
Lleshaj tha:
“Më vjen ndërmend një histori personale, kur isha jashtë dhe më ndihmoi dikush por nuk e dija se kush ishte. Lodhesha shumë për ta gjetur. Më tha një miku im që e dinte më tha: Ç’të intereson që ta dish? Unë vazhdoja me mentalitetin e shqiptarit që është borxh. Më tha e ke gabim sepse nuk duhet ta dish kush të ndihmon. Para 25 vitesh më dukej absurde kjo gjë. Më tha se ndihma nuk i jepet atij që ia ke marrë por një tjetri në nevojë.
Më pati mbetur pengu se kujt tja kthej në ndihmë. Unë e mësova se kush ishte. Kurrë si thashë faleminderit edhe pse ai sot është në tjetër botë sepse më tha miku do të ta them por kurrë të mos ia thuash se e more vesh. Për më tepër që nuk kishte mundësi t’ja ktheja sepse ai ishte shumë larg. Por mbeta në detyrim që të ndihmoja dikë tjetër”.
Diskutime rreth kësaj post