Pasi iku me helikopter nga frika e vrullin te qytetarëve të Kukësit, Edi Rama “bën të fortin” në rrjetet sociale.
Në një postim të para pak minutash, Rama ka sulmuar kreun e Bashkisë së Kukësit dhe qytetarët kuksiane të cilët protestuan kundër Kryeministrit, derisa e detyruan atë të ikte prej andej me ndihmën e një helikopteri.
Pavarësisht se takimi i tij 20 minutësh në aeroport, u mbajt para një turme punonjësish të administratash, mes të cilëve edhe nxënës shkollash të sjellë me detyrim, Rama ka akuzuar PD se “i ka zënë rrugën me njerëzit e administratës.
Ja reagimi i Ramës
Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull Oh ç’derexhe!
Diskutime rreth kësaj post