• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ikën Kodheli, emri që pritet të marrë Ministrinë e Mbrojtjes

26 August, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kur duhen edhe dy ditë që Kryeministri Edi Rama të bëjë publike përbërjen e qeverisë së re, mësohen të tjera detaje që lidhen me formatimin e kabinetit të ri qeveritar.

Kështu pritet që Mimi Kodheli të lërë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të marrë kryesimin e Komisionit të Jashtëm të parlamentit, detyrë që sesionin e kaluar mbahej nga ish­deputetja socialiste, Arta Dade.

Një tjetër lëvizje është ajo e numrit 2 të qeverisë Niko Peleshi, të cilit do t’i besohet Ministria e Mbrojtjes. Bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Kryeministri Rama pritet ta zëvendësojë me një grua që do të mbajë postin e zv/kryeministres.

Dy ditë më parë televizioni Klan i cili jep detaje dhe nga lëvizjet e fundit, raportoi se ministrat që do të konfirmohen, janë Damian Gjiknuri Lindita Nikolla dhe Fatmir Xhafa. Gjiknuri e Nikolla kanë bërë reformat më të vështira, siç e ka përsëritur shpesh vetë Edi Rama dhe kanë realizuar dy rezultatet më spektakolare të Partisë Socialiste në 25 Qershor, së bashku me atë të Fierit dhe të Durrësit. Ndërsa Gramoz Ruçi do të jetë kryeparlamentari i ri i Shqipërisë, siç është konfirmuar nga vetë Edi Rama.

Në pozicionin e parë, atë të Sekretarit të Përgjithshëm emrat zëvendësues diskutohen, Taulant Balla apo Blendi Çuçi. Ndërsa për kreun e grupit parlamentar emrat e Pandeli Majkos, Saimir Tahirit dhe Eduard Shalsit. Përbërja e kabinetit të ri qeveritar do të bëhet publike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Socialisteve që do të zhvillojë punimet të dielën.

Paraardhëse

Ja 30 shërbimet e Sali Berishës në favor të grekëve dhe serbëve

Pasardhëse

Shqiptarët kanë filluar të dërgojnë armë me postë

Pasardhëse

Shqiptarët kanë filluar të dërgojnë armë me postë

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.