Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer të flasë për karrierën e tij. Në një intervistë për “Champions Journal”, suedezi tregon se si motivohet tashmë edhe pse është shumë afër të 40-tave. Gjithashtu, ai kujton edhe dëmtimin që kaloi kur lunte për Manchester United dhe falenderon personat që i qëndruan pranë në ato momente të vështira për të.
“Unë kam një problem. Unë kurrë nuk jam i kënaqur. Jam 39 vjeç dhe me atë që kam bërë mund të mos punoj më dhe të kem një jetë të mrekullueshme tani e tutje, por gjithmonë e kam këtë pasion të madh për atë që bëj. Gjithmonë kërkoj më shumë, ndoshta kjo është arsyeja pse jam në gjendje të bëj këtë që po bëj.
Nuk shikoj shumë lojtarë që të bëjnë këto që po bëj unë në moshën time. Pas të 30-tave zakonisht fillon faza kur një lojtar bie fizikisht e vjen dalja në pension, por unë jam bërë edhe më i fortë”, – deklaron suedezi.
“Luani apo Ibra? Ju mund të zbutni një luan, por nuk do ta zbutni kurrë Zlatanin. Ai është një kafshë tjetër. Edhe nëse do të ndeshesha me Mbretin Luan unë do ta shkatërroja atë 100%.
Dëmtimi tek United? M’u desh një vit që të ndihesha përsëri i gjallë. Faza e rikuperimit ishte e mërztishme, diçka që nuk isha mësuar. Kalova shumë kohë duke menduar se çfarë më priste dhe a po vinte fundi i karrierës sime. Për fat të mirë kisha njerëz rreth meje që më inkurajuan të vazhdoja e të mos bëhesha dembel”, – përfundon Ibrahimovic.
Diskutime rreth kësaj post