Partizani ia doli të fitonte 1-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Por ditën e sotme klubi i kuq ka publikuar një video interesante në rrjetet sociale, teksa trajneri Ilir Daja motivonte futbollistët para sfidës. Në dhomat e zhveshjes u shfaq filmi “Gladiatori”, me mesazhin e qartë.
Më pas, “timonieri” tha: “Dilni në fushë dhe fitoni. Duhet të jeni të gjithë bashkë. Ne do dalim në arenë, nuk do vdesim”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post