Shqipe Hysenaj vijon të jetë konkurrentja më e komentuar edhe pas largimit nga “Për’puthen”. Edhe pse nuk është më pjesë e emisionit ajo s’mund të rrijë pa bërë deklarata të bujshme rreth tij, teksa në intervista të ndryshme ka thënë se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit.
Ndonëse ka goxha përkrahës, duhet ta pranojmë se Shqipja ka shumë persona që e kanë kritikuar dhe madje sharë nëpër komente e rrjete sociale.
Të shtunën Shqipja ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndryshe nga sa pritej nuk bëri ndonjë deklaratë të papritur.
Së fundmi ajo është pyetur nga një fanse në Instagram se si ndihet pasi të gjithë janë tallur me të në “Shiko kush luan”.
“Nqs janë tallur me mua, unë i bie të jem tallur me ju. Sikur nuk shkon.“, ka qenë kjo përgjigja e Shqipes.
Diskutime rreth kësaj post