Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me foton e publikuar nga ndërtimet në Aeroportin e Vlorës ku shkruan se nga lart dukej si në Sahara. “I shokuar”, shkruan Kikia teksa zbulon se është përballur me një lumë mesazhesh.
Postimi i Mentor Kikisë:
“I shokuar…….
Duke qene se po punoj per ca dokumentare mbi ngrohjen globale, jam futur pak me thelle ne kete ceshtje per te kuptuar se cna pret.
Pashe nje foto qe kishte postuar qeveria per aeroportin e Vlores, qe nga lart dukej krejt si ne Sahara e bera nje shenim per rrezikun qe ka rajoni jone, Mesdheu ne teresi e Shqiperia bregdetare bashke me te, nga ky fenoment natyror.
E u leshuan ca, ca si shume dmth, komentues qe shqetesoheshin se kisha kritiku qeverine per nje pune aq te mire, e kisha pergojuar aeroportin….Ne fakt une vetem foton kisha marre nga qeveria, e skishte asnje kritike, sepse e di qeveria jone sado e zonja te jete, ngrohjen e tokes nuk e ndalon dot.
Ca te tjere me akuzonin per gjobevenie.!!!! Ndoshta ndaj Zotit apo natyres, se atyre u adresohesha.
Sme shqetesojne komentet, por komentuesit, pra njerezit qe jane edhe votues. Kur perballesh me kete nivel te shoqerise, bindesh se ky popull ka pas, ka dhe do kete hak cdo gje qe ti bejne.
Eshte gen, nuk ka shpjegim tjeter.”-shkruan Kikia.
Diskutime rreth kësaj post