Taulant Muka, emri pas gjithë akuzave për plagjiaturë në vend, kaloi nga protesta e studentëve disa orë më parë. Me gjithë vetëbesimin e mundshëm, mori mikrofonin në dorë dhe bërtiti i ekzaltuar: “Përshëndetje rinia shqiptare!”
Në atë moment, dikush i rrëmben mikrofonin nga dora. “Ik, ik, ik, ik,” bërtasin protestuesit rreth tij. Studentët mendojnë se ai po e përdor kauzën e tyre për përfitime personale, ashtu siç e akuzoi një ndjekëse e tij disa ditë më parë.
Tentativa për të mos e lënë ish zv.ministrin të flasë dështoi.Pak minuta më parë, Muka postoi një fragment nga fjalimi që mbajti në protestë, shoqëruar me një përshkrim të gjatë. Sipas tij, aktivistët politikë u përpoqën t’i merrnin mikrofonin, sepse kishin frikë nga ato që do të thoshte.
“Politika e vjetër sa frikë që keni! U përpoqët të merrnit protestën sot, por nuk ia arritët. U përpoqët me militantë të kontrollonit mikrofonin, por nuk ia dolët. Ik ik ik, kush? Rektorët e korruptuar që kryeministri i përmendi me zë dhe figurë? Pse nuk i shkarkoni? Se ju nuk e doni arsimin cilësor! Ju sot keni frikë më shumë se kurrë! Sa mjeranë! Unë personalisht nuk stepem, çdo inskenim i juaji më jep më shumë forcë për të vazhduar betejën për arsim cilësor! Unë do vazhdoj të jem mes studentëve dhe t’i ndihmoj ata, unë nuk stepem. E dua arsimin dhe këtë vend dhe do jap gjithçka nga vetja që të ndihmoj mesa mundem që ky vend të shohë dritën e diturisë! Kjo rini plotë potenciale meriton më shumë, janë më të ditur, kanë më shumë vizion dhe unë do jem gjithmonë me ta! Forca rinia, ju jeni më të mirët.” – shkruan Muka në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post