Ditën e sotme kryeministri Rama ka vizituar qytetin e Durrësit për të inspektuar punimet e Rindërtimit. Teksa po kalonte në në rrugë përkrah ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakes së komanduar të Durrësit, Emirjana Sako, një qytetar nga kati i katërt i një pallati e ka përshendetur.
”I madh je, i madh”, tha qytetari nga ballkoni.
Kryeministri ia ka kthyer me batutë qytetarit duke i thënë se ”1 metër e 98 centimetër, kaq i madh jom”.
Po ashtu teksa ka shkuar në një hyrje pallati, Rama kritikoi një qytetar duke u kujtuar të vendosë maskën se e kishte bërë si shall. Qytetari rezultoi se ishte një emigrant në Itali i martuar me të huaj teksa djalin ia quanin Mikelanxhelo.
Ai i kërkoi një foto kryeministrit për hir të djalit, dhe ai e pranoi. Po ashtu Rama i tha qytetarit se ishte i zgjuar për faktin se kishte marrë grua italiane.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post