Deputetja Grida Duma ka folur me tone të ashpra drejt qeverisë, duke hedhur akuza ndaj tyre se edhe ato fonde që na fal Bashkimi Europian, do mundohen që t’i vjedhin.
Më tej Duma nuk i ka kursyer aforizmat, duke thënë se mazhoranca kërkon që të shëroj një të sëmurë mendor duke i hedhur vaj “kapsllëku”.
“Nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë si ilaç vaj kapsllëku. Të ngecur plotësisht dhe bëni me sikur me integrimin. Keni menduar se po i hidhni vaj makinës së propagandës, vaj kapsllëku. Kjo është zgërdhirje, keni bërë me sikur. Ka tre kolona, shteti i së drejtës, Ekonominë e rregullt dhe llogaridhënien dhe marrje përgjegjësish.” tha Duma.
Duke u ndalur tek programi i ndihmës IPARD, Duma shtoi se janë shumë miliona që jepen. Ndërsa theksoi se në Tiranë, qeveria po tenton të legalizoj prona që në fakt e dinë se si janë ndërtuar.
“Çfarë po legalizoni. Dëgjova se IPA3 do kemi shumë milion. Sot ju po legalizoni çfarë? Prona që nuk i keni parë? Në mes të Tiranës? Ku hani dreka dhe darka dhe nuk keni parë këtë pronën që kishte mbir aty? Për këtë pronën do merrni prapë disa milion euro nga BE, për të thënë se kemi plotësuar standardet. Nëse ne japim 100 milion euro në vit, sa dinë këta me këto fonde. A korruptohen apo jo këta? Ne edhe rrugët e reja na duken të vjetra. Në ndërtojmë rrugë në jug, me 6 fishin e kostove. Por ku është fondi i mirëmbajtjen?“ tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post