• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar: Tendenca për ta lidhur me postim tim është e padrejtë, jemi një çift mjekësh të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion

26 June, 2022
në Kryesore, Rajon
0
132
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, ka reaguar pas publikimit të lajmit se i kanë grabitur në banesë një shumë prej 50 mijë eurosh.

Ligjvënësi, Mirsad Shkreta ,u shpreh se tendenca për ta lidhur rastin me postin e tij si deputet është e padrejtë dhe se i ka përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e tij, në lidhje me deklarimin e pasurisë.

Ai shkruan se kërkuan nga policia që rasti të mos bëhej publik, por kjo nuk u respektua duke shtuar “që po na sulmojnë padrejtësisht e po dezinformojnë, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e vjedhjes e të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël”.

Mirsad Shkreta deklaroi se; “rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre”.

Postimi i plotë:

“Me 23.06.2022 familja ime ka rënë pre e një vjedhjeje dhe plaçkitjeje në banesën tonë. Ashtu siç e thotë ligji, njoftuam organet e policisë dhe të drejtësisë dhe, konform kërkesave të tyre, ofruam bashkëpunim pa bërë prononcime publike, në mënyrë që këto organe të bëjnë punën e tyre të pavarur në drejtim të kapjes sa më të shpejtë të keqbërësve. Por e njëjta nuk u respektua nga disa qarqe, të cilët, përveç që po na sulmojnë padrejtësisht e po dezinformojnë, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e vjedhjes e të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël.

Rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysëm kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike.

Ftoj të gjithë miqtë e qytetarët, por edhe mediat, të jenë sa më bashkëpunes me organet e drejtësisë, ashtu siç bëmë ne kur inicuam menjëherë rastin, në mënyrë që keqbërësit të kapen e të marrin përgjigjen e duhur, e në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt në një shtet të së drejtës”, shkruan ai.

Paraardhëse

Artan Fuga drekon me presidentin Meta: Për çfarë nuk folëm, bisedë substanciale dhe serioze, me humor të hollë

Pasardhëse

Skenarë të “çmendur”, Chelsea ofron Brojën për mesfushorin e kombëtares angleze

Pasardhëse

Skenarë të “çmendur”, Chelsea ofron Brojën për mesfushorin e kombëtares angleze

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Dialogu në Bruksel Kosovë-Serbi, mediat pranë Vuçiç: Kurti refuzoi çdo mundësi kompromisi

Nga lajme2
18 August, 2022
0

Dialogu në Bruksel që po zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duket se...

Alketa Vejsiu thyen rregullin, publikon si rrallëherë foto me djalin: Do më mbajë në krahë gjithë jetën

18 August, 2022

“Shpërthen” moderatorja: Meshkujt shqiptarë janë zdromsa, ndërsa gocat janë si shtriga

18 August, 2022

Ilir Meta po vesh këmishë me vija të trasha

18 August, 2022

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Finlandës

18 August, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.