Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Kamëz ku gjatë një grabitjeje, u vra pronari i një dyqani dhe u plagos gruaja e tij. Krimi i rëndë ndodhi në sytë e djalit 6-vjeçar të çiftit i cili ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
Policia arriti të zbardhë ngjarjen dhe të prangosë dy autorët e krimit të rëndë. Si autor kryesor i ngjarjes është identifikuar shtetasi Vladimir Kurti, 28-vjeç, i cili rezulton me precedentë penalë, i dënuar për grabitje me dhunë.
Ky i fundit rezulton se ka përdorur armën ndaj Agim Bucit, babait të katër fëmijëve. Kurti, që njihet edhe si konsumator i lëndëve narkotike, u shoqërua nga policia vetëm 20 minuta pas krimit. Ai ishte një prej 13 të shoqëruarve dhe pavarësisht se u lirua, ai u mbajt në mbikqyrje pasi ishte i dyshuari kryesor.
Sapo doli nga policia, ai telefonoi shokun e tij duke i thënë “A i fshehe ato se mua me morën në pyetje”. Pas kësaj telefonate policia arriti synimin për të siguruar provën e pakontestueshme dhe njëkohësisht të zbulonte dhe autorin e dytë.
Menjëherë policia arrestoi Vladimir Kurtin dhe Ruzhdi Hodon.
Diskutime rreth kësaj post