Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në konferencë për media për të sqaruar situatën e përplasjes me ministrin e Bujqësisë Faton Peci në Komisionin për Mjedis. Ajo thotë se është akuzuar nga ministri Peci që qëndron prapa grupeve të krimit të organizuar dhe për këtë ka paralajmëruar padi ndaj tij.
Më tej, Musliu thotë se është ofenduar nga ministri Peci sikur ka marrë grante dhe thotë se ia ka kthyer në mënyrë të njëjtë, pasi as ajo e as familja e saj thotë se s’kanë përfituar grante.
“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyll në mars të këtij viti, deri më 25 nentor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ…Në mbledhjen e kuvendit ministri u deklaru se thirrja u anulu, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pyetjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministrin të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokoluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit”, u shpreh Musliu, transmeton Express.
Diskutime rreth kësaj post