Ilir Kadia, i cili dikur ka mbajtur postin e këshilltarit të ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për postin që ka marrë së fundmi fjali i tij, Besart Kadia si zv.ministër i Financave në qeverinë Rama.
Ai shkruan se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.
“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir!Janë në të drejtën e tyre! Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai në Facebook.
Ky reagim i Ilir Kadias vjen pasi lajmi i emërimit të Besartit në qeverinë Rama solli një lumë komentesh në rrjetet sociale, duke kundërshtuar vendimin e ekonomistit, i cili ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh këshilltari i Lulzim Bashës.
Diskutime rreth kësaj post