Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë.
Hasa ra në rrjetën e përgjimeve të SPAK-ut, gjatë kohës që ky i fundit po hetonte gjyqëtaren Enkeleda Hoxha.
Nga përgjimet, rezultoi se ai pushoi akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi mori një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa, e cila po hetohet nën arrest shtëpiak.
E njëjta masë u aplikua edhe për 4 shtetas të tjerë mes të cilëve arbitri Qerim Ruçi dhe oficeri i policisë gjyqësore Napoleon Hodaj, i cili në bashkëpunim me ish-ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica lehtësuan akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.
Ndërsa zyrtari i klubit sportiv “Përmeti” Bledar Hajredini u la në arrest shtëpie për përcaktim të rezultateve në garat sportive.
Diskutime rreth kësaj post